Brilijant

Vaji i rafinuar për gatim nga luledielli BRILIJANT është i pasur me acid yndyror esencial (linoleik) dhe është një nga burimet më të mira të vitaminës natyrale E (tokoferol), që e bën të njëjtin një nga vajrat më cilësor për gatim. Vitamina E është antioksidues i fuqishëm që i mbron qelizat e trupit nga dëmtimi që bëhet si rezultat i ekspozimit në mjedis të ndotur jetësor, si dhe i ndihmon trupit Tuaj të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, përkatësisht e ndihmon funksionimin e sistemit të qarkullimit.

Kualitet i garantuar

Për prodhimin e “Brilijant-it” shfrytëzojmë teknologji më moderne, proces automatik dhe optimal që siguron cilësi konstante të vajit. Mbushja dhe paketimi bëhet tërësisht nën mbrojtje të gazit inert, që i mundëson vajit stabilitet më të madh dhe afat më të gjatë përdorimi.

Eko – ambalazh 

Të gjitha vajrat e Brilijant i mbushim vetëm në PET-shishe ekologjike.

Vaj kryesor ushqimor në Republikën e Maqedonisë sipas konsumatorëve, në bazë të të gjitha karakteristikave*

Të gjitha vajrat mbushen vetëm në PET shishe ekologjike dhe paketohen në këto ambalazhe:

– artikull prej 1 l –në foli plastiku prej 12 shishe;

– artikull prej 5 l – në kuti kartoni nga 4 shishe;

– vaj i rafinuar luledielli refus – shitet vetëm me ambalazh të blerësit.

Teknologjia e rafinimit

Për rafinimin e vajrave bimore shfrytëzohen arritjet më të reja shkencore. Qëllimi është që të rruhen të gjithë përbërësit biologjik me vlerë, kurse njëkohësisht të mënjanohen komponentat që e zvogëlojnë cilësinë dhe që ndikojnë negativisht në cilësitë organoleptike të vajrave të rafinuar ushqimor.

Shikoni ambalazhet dhe paketimet e ndryshme në slajderin
Other products from Brilijant