Vitaminka është kompani me përgjegjësi familjare – Vitaminka

Vitaminka është kompani me përgjegjësi familjare

Kompania për të punësuarit e saj mundësoi edhe 3 muaj orar të shkurtuar pune për prindërit që kthehen nga pushimi i lindjes.  

Bordi i drejtorëve të Vitaminkës solli benificione në interes të të punësuarve të saj pas përfundimit të pushimit të shtatzënisë, lindjes dhe prindërimit.  Sipas kësaj risie të punësuarit e Vitaminkës që kanë shfrytëzuar pushim shtatzënie, lindje dhe prindërimi, në tre muajt e ardhshëm pas përfundimit të 9 muajve (ose 15 muaj për dy ose me shumë fëmijë menjëherë) do të mund të punojnë me orar të shkurtuar pune (gjysmë të orarit të punës) dhe gjatë periudhës do t’iu paguhet tatim personal mbi të ardhurat i plotë dhe do t’i kenë të gjitha privilegjet si të kenë punuar orar të plotë pune.

Kjo praktikë e Vitaminkës është rezultat i përpjekjes së përhershme për përmirësim të vazhdueshëm të punës së të punësuarve të tyre, mirëqenies së tyre dhe arritjes së balancit sa më të mirë mes jetës private dhe profesionale. Për prindërit e punësuar do të mundësojë periudhë adaptimi me obligimet në punë dhe para së gjithash harmonizim mes obligimeve në punë dhe atyre prindërore.

“Me këtë hap është përfshirë një përqindje e madhe e të punësuarve tanë që janë të pritje të fëmijës ose planifikojnë zgjerimin e familjes dhe besoj se kjo do të kontribuojë dukshëm në rritjen e vullnetit të të punësuarve në kompani ku vlerësohet me sinqeritet çdo individ dhe kontributi i tij. Ky është vetëm një nga më shumë ndryshime që i implementuam në mënyrë sukcesive gjatë viteve të fundit, veçanërisht në pjesën e përmirësimit të mirëqenies të të punësuarve, rritjen e të ardhurave personale dhe benefiteve nga puna. Deri tani në mënyra të ndryshme kemi treguar që kujdesemi për të punësuarit tanë pasi që të gjithë ne jemi pjesë e familjes të madhe të Vitaminkës. Gjithashtu besoj se ky hap i yni do të kontribuojë në përmirësimin e perceptimit të përgjithshëm të funksionit grua dhe nënë në shoqërinë tonë”, deklaroi Sasho Naumoski, Drejtor gjeneral ekzekutiv i Vitaminkës.

Për momentin në Vitaminka ka 690 të punësuar prej të cilëve 350 janë gra të moshave të ndryshme. Me rritjen dhe përmirësimin e të drejtave në punë Vitaminka është kompani që kryeson në sjelljen e ndryshimeve me të cilat në mënyra të ndryshme stimulon kënaqësinë dhe përmirësimin e statusit të të punësuarve. Kurse përmes kujdesit për familjen e të punësuarve hyn në segmentin e të ashtuquajturës kompani me përgjegjësi familjare që paraqet risi tek ne.