VITAMINKA NË INTERFUD & DRINK – SOFJE

Vitaminka u përfaqësua në panairin Interfud & drink në Sofje

Vitaminka prej sot përfaqësohet në panairin Interfud & Drink i cili po mbahet nga 7 deri në 10 nëntor për herën e 17-të në Sofje. Ky panair ndërkombëtar është manifestimi më i madh për industrinë ushqimore në Bullgari dhe njëherësh është një nga ngjarjet më prestigjioze në industrinë ushqimore në Evropën Juglindore dhe si i tillë paraqet mundësi të shkëlqyer për prezantimin, vendosjen e kontakteve dhe hapjen e mundësive të reja afariste. Në këtë ngjarje ka prani të madhe ndërkombëtare që mundëson krijimin e relacioneve afariste, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në biznes, si dhe në gjetjen e partnerëve dhe tregjeve të reja. Në panair organizohen edhe aktivitete tjera, forume në grupe si dhe takime dhe prezantime individuale.

Vitaminka me prodhimet e saj është e pranishme dhe e njohur në tregun bullgar, kurse Çoko Stobi Flips, Atlantis, Bonitas, Kukis, Despina, Vezët gazmore, Fruti dhe të tjera janë brende të njohura në këtë vend, të dëshmuara për cilësinë e tyre.

Prodhuesi më i madh i produkteve të ëmbla në Maqedoni me përfaqësimin në Interfud & Drink jo vetëm që e përforcoi pozitën e saj në tregun bullgar, por edhe krijoi ambient për hapjen e tregjeve të reja potenciale dhe për plasman të ri.

GALERIA E VITAMINKËS NË INTERFUD & DRINK – SOFJE